LajmeShendetesi

Proteston Sindikata e QKUK-së pakënaqësia për koeficientin e pagave

Dhjetëra punëtorë protestuan të mërkurën në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me koeficientin e pagave.

Sindikata e QKUK-së kërkoi përmirësim të gjendjes për stafin e mesëm të administratës dhe atë mbështetës të punonjësve shëndetësorë.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se shtesat në pagë janë hequr ose përgjysmuar.

“Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor. Kërkojmë përgjigje të shpejtë nga instancat menaxheriale, e në veçanti nga MSH-ja. Sot solemnisht proklamoj se ne i kemi ndarë rrugët nga FSSHK-në, e cila me miratimin e heshtur të kësaj situate të krijuar e ka humbur legjitimitetin e përfaqësimit të interesave të punonjësve shëndetësor”, u shpreh ai.

Qeveria më 1 shkurt ka përcaktuar vlerën e koeficientit 105 euro për paga në sektorin publik. Ndërsa, Ligji për pagat është miratuar në dhjetor të vitit 2022.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...