“Për Joe Biden nuk e di nëse do të mund të vij sepse tash është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kemi ftuar figura të tjera si gjenerali Wesley Clark, ambasadori Kouchner dhe të tjerë të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën. Për shkak që Gjykata nuk ka lejuar që ata të dëgjohen më herët, shpresoj që ata të jetojnë sa më gjatë”.
Kështu ka deklaruar avokati i Thaçit, Gregory Kehoe para mediave.
Kjo deklaratë e tij vjen pas fjalimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili iu drejtua Speciales ku theksoi se i vjen keq që për pafajësinë e tij s’do të mund të dëshmojnë disa figura të larta botërore por edhe ato vendore.
Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Madeleine Albright, Richard Hoolbroke e disa të tjerë, janë përmendur nga Thaçi si emra që i vjen keq që s’do të mund të dëshmojnë.
E për këtë avokati Kehoe ka thënë se ka ftuar disa figura të tjera të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën të cilët nuk janë lejuar më herët të dëgjohen nga Gjykata Speciale.
Leave a comment