Lajme

Avokati i Thaçit e njofton trupin gjykues me krimet serbe në Kosovë

 

Avokati i ish-presidentit Thaci, Gregory Kehoe, në hapjen e seancës ka njoftuar trupin gjykues të Gjykatës Speciale me krimet serbe në Kosovë.

Sipas tij, represioni, krimet serbe, brutaliteti i ofensivave ka krijuar natyrshëm ndjenjën e hakmarrjes te qytetarët e Kosovës. “Në shkurt dhe mars 1998, forcat serbe sulmuan një sërë fshatrash të shqiptarëve të Kosovës që çuan në vrasjen e shumë civilëve. Më 5 mars 1998 u vra edhe familja Jashari, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë, duke përfshirë 18 gra dhe 10 fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Më 23 prill 1998, në Deçan dhe Gjakovë, forcat serbe vranë 20 shqiptarë.

Në gjashtë muaj, rreth 300 fshatra u shkatërruan me mbi 250,000 njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Këto sulme u shoqëruan me operacione ushtarake kundër UÇK-së nga Ushtria Jugosllave dhe policia serbe, nga pranvera e vitit 1998, duke u rritur në intensitet gjatë verës deri në tetor 1998”, ka thënë Kehoe.

Ai ka lëshuar edhe disa xhirime të maskrës së Reçakut.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...