Një i dyshuar kosovar ka goditur me sëpatë një burrë, të premten në Koshtovë të Mitrovicës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, gjersa bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, të arrestuarit i janë konfiskuar edhe armë.
“VRASJE NË TENTATIVË/ Fsh. Koshtovë, Mitrovicë 31.03.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje
Leave a comment