Ndërsa Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë procesin e tyre të divorcit, aktori së fundmi ka shitur një pronë në një lagje ekskluzive të Beverly Hills në Los Feliz, duke fituar mbi 37 milionë dollarë. Pitt e kishte blerë pronën mbi 30 vjet më parë për më pak se 2 milionë dollarë. Pronën ylli i Hollivudit ia kishte blerë aktores Cassandra Peterson në 1994 për vetëm 1.7 milionë dollarë.
Pitt dhe Jolie ndanë këtë rezidencë deri në ndarjen e tyre. Shtëpia është 6700 metra katrorë, ka një park të madh, një kinema, një garazh për motoçikleta, një shtëpi prej guri, pishinë. Prona është e rrethuar me peiasazh të harlisur, duke e bërë atë tërësisht private. Brad Pitt e nxori pronën për shitje disa muaj më parë, me një çmim prej 45 milionë dollarësh, duke e shitur përfundimisht pak më pak nga çmimi fillestar pasi ai po zhvendoset në Carmel, Kaliforni.
Leave a comment