Dyshja që krijuan një histori të bukur dashurie brenda Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po vazhdojnë të komentohen edhe pas daljes së moderatores nga shtëpia e famshme.
Eliminimi Kiarës ka bërë që moderatorja të shpreh edhe më hapur ndjenjat për këngëtarin shkodran që është ende pjesë e BBVA.
Moderatorja i është kthyer normalitetit pas qëndrimit mbi 90 ditë brenda shtëpinë së BBVA dhe tashmë është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale duke treguar mbështetjen e pakushtëzuar për partnerin e saj.
Krahas postimeve ku ajo po shpreh dashurinë që ka ndaj tij, Kiara sot (e mërkurë) ka bërë një tjetër gjest romantik duke i dërguar atij një dron.
“Të kam zemër, të dua”, shkruhej në dronin e dërguar nga moderatorja, e që Luizi arriti ta shoh teksa po qëndronte në oborr.
Theksojmë që Luizi kishte insistuar që në rast se Kiara largohet para tij ajo t’i tregoj në ndonjë mënyrë që po e mbështet nga jashtë.
Ai edhe pak ditë më parë ishte i shqetësuar sesi po e sheh Kiara pasi ka dal jashtë dhe nëse po arrin t’i përballoj situatat.
Ndryshe, kujtojmë që mbrëmë (e martë) spektakli i zakonshëm nuk u mbajt për shkak të vrasjes së rojës së sigurisë në Top Channel pak ditë më parë.
Arbana i njoftoi banorët për lajmin tragjik për ta mbyllur më pas mbrëmjen duke thënë se rrjedha normale e tij do të rikthehet të shtunën.
Leave a comment