Lajme

Prenkaj: Në MPJD ka grup kriminal që i shkelë ligjet në baza ditore

Albert Prenkaj, i cili u pezullua nga pozita e Drejtorit të Departamentit për Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka thënë se një vendim i tillë është i paligjshëm.

Prenkaj, ka thënë se ai e ka fituar rastin ndaj Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, në Gjykatën Themelore të Prishtinës në shkallën e parë.

Sipas tij, vendimi për pezullimin e tij nga puna është antikushtetues.

“Dje e kam marrë vendimin e Gjykatës përmes përfaqësuesit. Aktgjykimi është që anulohet Vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës[KPM]. Kërkohet nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës që të nxjerrë vendim ligjërisht dhe meritor. Me këtë Aktgjykim bie Rregullorja e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nënkupton që mbizotëron Ligji mbi Shërbimin e Jashtëm [mbi rregulloren], që nënkupton që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është mbi Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, pra, që nënkupton se vendimet të cilat janë marrë përfshi në këtë rregullore, janë jokushtetuese”, ka thënë Prenkaj.

Prenkaj ka akuzuar Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të MPJD-së, Behar Ismën, për të cilin ka thënë se i takon një grupit të ministres Donika Gërvalla.

Sipas Prenkajt, ky grup është kriminal për shkak se vazhdimisht e shkelin ligjin duke marrë vendime arbitrare e politike.

“Kjo është thyerje e neneve kushtetuese, është mohu e drejta në punë, e drejta në shprehje të lirë, e drejta në tubim, të gjitha janë të parapara me Kushtetutë, të cilat mu kanë cenua me një Vendim të nënshkruar nga një person i cili është i padijshëm, po flas për të ashtuquajturin ‘Zëvendëssekretar të Përgjithshëm, Behar Ismën’, i cili i takon klikës, Gërvalla-Shwartz, një grup kriminel të cilët janë duke e thyer ligjin në baza të rregullta ditore, duke marrë vendime arbitrare, politike. Ne jemi politikisht të papërshtatshëm me këtë grup, me këtë klikë, e cila është duke udhëheqë MPJD-në”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës i datës 20.03.2023, me nr. A.nr.1142/2022, ku është aprovuar kërkesa e paditësit Albert Prenkaj, ndërsa është Anuluar Vendimi i paditësit Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës

Prenkaj ka thënë se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, e ka për detyrë ta dërgojë në MPJD Vendimin e Gjykatës Themelore, ku thuhet se Ankesa e Prenkajt është e bazuar.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, në bazë të Aktgjykimit ka për detyrë, që me ja qu Ministrisë Vendimin i cili e urdhëron Ministrinë që ta amandamentoj Rregulloren 1/2022, që nënkupton kthimin e pozitës të Drejtorit të Përgjithshëm, deri në shuarjen e kësaj pozite në mënyrë të paligjshme. E paligjshme sepse Rregullorja është në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm”, ka thënë ai.

Drejtori i Departamentit për Amerikë, Albert Prenkaj, është pezulluar nga puna me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe DIasporës me nr. ref.99/2023 i datës 29.03.2023, ku thuhet se Albert Prenkaj, Drejtor i Departamentit për Amerikë, pezullohet nga marrëdhënia e punës së nëpunësit civil
Ai është pezulluar nga puna deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e Komisionit Disiplinor.

Deri atëherë, Prenkajt do t’i ndalohet hyrja në objektin e MPJD-së, dhe çdo veprimi tjetër që mund “t’i cenojë/dëmtojë provat” sipas lëndës së iniciuar ndaj tij.

Vendimi për pezullimin e tij është bërë përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës, më 20 mars, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Albert Prenkajn kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...