Një rrahje ka ndodhur në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Policia raporton se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ku pas një mosmarrëveshje verbale, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht viktimën.
Të dy palët ishin të burgosur.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor” thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin, bëhet e ditur se është njoftuar edhe prokurori.
Leave a comment