Komuna e Gjilanit ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.
Më vendimin e nxjerrë më 23 mars që është nënshkruar nga kryetari Hyseni, obligohen drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.
Sipas vendimit, orari i punës do të fillojë nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.
Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më 20 prill që përkon me fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit.
Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë Hyseni bashkë me drejtorët.
Leave a comment