Mund të duken të lehta në shikim të parë, por në realitet retë janë shumë të rënda. Sipas disa hulumtimeve, ato mund të peshojnë deri në gjysmë milioni kilogramë. Por si e dinë shkencëtarët këtë?
Retë përbëhen nga pika të vogla uji, që do të thotë se ato duhet të kenë një masë. Nga ana tjetër duhet të kenë edhe dendësi. Por problemi është se këto parametra ndryshojnë në varësi të llojit të reve. Sipas llogaritjeve, shkencëtarët arritën në një shifër që është rreth 0.5 gram për metër kub.
Peggy Lemon e Qendrës Kombëtare të SHBA për Kërkimet Atmosferike llogariti se kumulusi mesatar është në formë kubi dhe rreth një kilometër në diametër, që do të thotë se është sa i gjatë aq edhe i gjerë.
Nëse këto të dhëna përdoren dhe shumëzohen me dendësinë, numri përfundimtar është rreth 500,000 kg.
Si nuk na bien ne koke?
Kjo peshë nuk është e përqendruar në një pikë, por shpërndahet në mënyrë të barabartë në një hapësirë të madhe. Nga ana tjetër, retë përbëhen nga pika uji që janë aq të vogla sa graviteti mezi prek ato.
Një tjetër gjë kyçe është se retë janë më pak të dendura se ajri i thatë dhe kjo në thelb i lejon ato të qëndrojnë lart mbi ne.
Leave a comment