activeBallinaKryesoreLajme

Ndryshimi i orës bëhet këtë fundjavë, ja si funksionon dhe kur ndryshon

Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars.

I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin , i cili përshkroi udhëzimet në esenë e tij “Projekti ekonomik për të ulur koston e dritës”.

Në vitet e Franklinit, ora nuk ishte e përhapur dhe hekurudhat ende nuk ishin ndërtuar, kështu që nevoja për të sinkronizuar procesverbalet nuk ishte aq prioritare, por kjo hyrje e përshpejtoi përparimin në shumë aspekte.

Sidoqoftë, ideja e Benjamin Franklin nuk u ndoq derisa William Willet propozoi përdorimin e orës verore në Dhomën e Komunave Britanike në 1907. Propozimi u pranua në vitin 1916 kur, në kohë lufte, ishte e nevojshme të kursehej energjia.

Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.

Kjo në fakt është një mundësi e parashikuar nga Bashkimi Evropian, i cili në vitin 2019 miratoi një direktivë që u lë në dispozicion shteteve anëtare./rtsh.al/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...