Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se Republika e Kenias ka vendosur që të njohë pasaportën e Kosovës.
Pacolli këtë lajm e ka bërë me dije në “Facebook”, pas takimit me presidentin e Kenias, William Ruto.
“Sot, vizitova në Nairobi presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, ka shkruar Pacolli.
Leave a comment