Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës, për të realizuar sipas tij, një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier
Leave a comment