Takimi trilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak ka përfunduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut,
Ky takimi ka zgjatur më pak se një orë.
Po ashtu ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Jose Borrell dhe liderëve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar në fillim përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndërsa, pastaj ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Leave a comment