Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se në Ballkan tani duhet një pikë kthese urgjente.
Ai i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që nesër (e shtunë) ta shfrytëzojnë mundësinë për të bërë hapin historik për dy vendet e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje.
“Potenciali i plotë për rritjen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor mund të realizohet vetëm nëse marrëdhënia midis Serbisë dhe Kosovës përfundimisht vihet mbi një bazë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese”, ka shkruar ai për “Policito”-n.
Më tutje, ai ka thënë se nesër është një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership.
“Si një mik i të dyjave, Kosovës dhe Serbisë dhe si një ish-negociator i BE-së, kërkojë nga presidenti Vuciq dhe kryeministri Kurti që të bëjnë një hap mirëbesimi tani. Më 18 mars, në Ohër, të dy do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik. Dhe tani është koha për të çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interes të popullit të tyre, në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian”, ka shkruar Ischingeri.
Leave a comment