Lajme

Mediat greke: Zbardhet ekzekutimi i Ari Papës! Ekzekutori, vrasës me pagesë nga Shqipëria

Policia greke ka arrestuar një taksist shqiptar pas 2 vitesh hetime vrasjen e Ari Papës, 32-vjeçarit nga Saranda, i njohur si kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”

I arrestuari është me precedentë penale, i skeduar me 4 emra dhe 3 mbiemra dhe një shtetas grek me profesion barist.

Në kërkim është shpallur autori kryesor i vrasjes, sipas mediave greke një vrasës me pagesë i mbërritur nga Tirana me qëllim ekzekutimin e Papës dhe mendohet se ndodhet sërish në Shqipëri. Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës.

Papa i ka shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje. Në Greqi, Ari Papa është një person me bekgraund të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eliminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit.

Shkak i vrasjes janë përplasjet për trafikun e drogës dhe mendimi i taksistit shqiptar se Ari Papa ishte spiun i policisë greke.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...