Ndeshja mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës doli të jetë interesante, ku çerekfinalisti u zgjidh vetëm pas penalltive, me portugezët që kaluan tutje.
Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat 2-2.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast, me Trincaon dhe Gabriel Martinellin, por asnjëri nuk shënoi.
Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e 19-të, me Granit Xhaken që shënoi për 1-0 me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Arsenali kishte rast edhe në minutën e 30-të, me Gabriel Jesus, por nuk shkoi topi në rrjetë.
Me të filluar pjesa e dytë portugezët ishin më të rrezikshëm me raste.
Por momenti i bukur i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 62-të, kur Pedro Goncalves shënoi një super gol me në goditje nga 50 metra (1-1).
Sporting pas tre minutash ka mundur të marr epërsinë, me Paulinhon, por nuk ishte i saktë.
Sërish në minutën e 72-të, Sporting kishte rast me Marcus Edwards, por as kësaj radhe nuk kishte gol.
Pas rezultatit të përgjithshëm 3-3, ndeshja shkoi në vazhdime.
Arsenali kishte raste me Leandro Trossard, Thomas Partey dhe Gabreil, por që goli nuk erdhi.
Fituesi u vendos me penallti, ku tutje kaloi Sportingu, pas gabimit të Martinellit. /Telegrafi/
Leave a comment