Me kualifikimin e Realit të Madridit dhe Napolit, është plotësuar grupi me 8 skuadrat më të mira këtë sezon në Ligën e Kampionëve, teksa ditën e premte në orën 12:00, në shortin që do të hidhet në Nion do të zbulohen edhe 4 çiftet çerekfinaliste.
Në këtë fazë dominon Italia, që është pjesmarrëse me 3 skuadra, Napolin, Interin dhe Milanin, teksa më pas vjen Anglia me Sitin dhe Çelsin, ndërkohë që Bajerni, Benfika dhe Reali i Madridit janë 3 skuadrat e tjera që plotësojnë 8-shen.
Leave a comment