Astronautët në një mision në ISS gëzojnë shëndet të përsosur sipas definicionit, shkruan focus.it.
Ata nuk mund të vuajnë nga sëmundje kronike dhe para nisjes përballen me një karantinë të rreptë për të shmangur infeksionet. Por sado të trajnuar, ata janë njerëz: po sikur të ndodhte një urgjencë mjekësore në bazën tonë orbitale?
Faqja e internetit ”Popular Science” pyeti Dorit Donoviel, krye-shkencëtaren e Institutit Kombëtar të Kërkimeve Biomjekësore të Hapësirës (NSBRI), i cili studion rreziqet shëndetësore në gravitetin zero për NASA-n.
“Gjithçka që mund të na ndodhë në Tokë mund të ndodhë edhe në Hapësirë. Mund të keni gurë në veshka, dhimbje koke që nuk largohet, presion të tepërt në tru, sulm në zemër. NASA duhet të shqetësohet për të gjitha pasojat e mundshme të një problemi mjekësor të pazgjidhur”, theksoin ajo.
Për astronautin e përfshirë dhe për agjencinë hapësinore amerikane, do të ishte një situatë e vështirë. Mungesa e personelit dhe pajisjeve të specializuara mjekësore dhe kushtet e mikrogravitetit do ta bënin hipotezën e operacionit në mikrogravitet një skenar për t’u hedhur poshtë.
Zgjidhja e vetme do të ishte organizimi i një rihyrjeje emergjente: një fluturim shtesë Soyuz që do të kushtonte qindra miliona dollarë dhe do të revolucionarizonte oraret e aktiviteteve në orbitë.
Një kompani që bashkëpunon me NSBRI, Sonomotion, ka krijuar në vend të kësaj një pajisje mjekësore të aftë për të diagnostikuar dhe lëvizur, në mënyrë jo invazive me ndihmën e ultrazërit, çdo gur në veshka, në mënyrë që të lehtësojë dhimbjen dhe ta bëjë urgjencën të shtyrë.
E njëjta teknologji mund të përdoret në të ardhmen për të thyer gurët në fragmente më të vogla, duke ndërhyrë edhe në kushtet e mikrogravitetit. /os/
Leave a comment