Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për lëvdatat që ua ka thurur ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq dhe ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Sipas Haradinajt, Kurti e ka një zor të madh që vajton ata që shkaktuan dhimbje mbi popullin shqiptar.
“Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar. Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin”, ka shkruar Haradinaj.
“Deri ku do shkojë logjika e tij, veç një Zot e din! Ama që e ka një zor, e ka. Veq Zoti e ndihmoftë!”, ka shkruar në fund Haradinaj.
Leave a comment