Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar “një bisedë të vështirë dhe domethënëse”.
“Ne do të vazhdojmë sonte dhe nesër bisedimet për Kosovën dhe Metohinë dhe të ardhmen evropiane të Serbisë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram.
Zyrtari evropian më 13 mars nisi vizitën e tij në Serbi, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Të dy liderët do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Lajçak u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, pas qëndrimit dyditor javën e kaluar Prishtinë, ku bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe aktorë të tjerë politikë.
Lajçak takohet me Vuçiqin në Beograd
I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka nisur të hënën vizitën në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Të dy liderët do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Lajçak u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.
Më 13 mars, para takimit me Lajçakun, Vuçiq tha se do të diskutojë se çfarë mund të bëhet në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
07:54 – Lajçak sot në Beograd, do të takohet me Vuçiqin
Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak do të udhëtojë sot për në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë.
Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.
Lajçak tri ditët e kaluara i kaloi në Prishtinë, ku pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Kosovë, shefa të misioneve ndërkombëtare, si dhe me ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Takimi i 18 marsit, vjen pas dakordimit për Planin Evropian më 27 shkurt në Bruksel. Të dy shtetet u pajtuan për Planin Evropian, i cili u publikua menjëherë më pas, por marrëveshja nuk u nënshkrua nga asnjë shtet. Kosova dhe Serbia ende pritet të merren vesh edhe për Planin e Zbatimit të propozimit.
Leave a comment