Tekniku i mirënjohur kosovar ka komentuar në postimin e zyrtarit të klubit, Kushtrim Sopa, i cili në llogarinë e tij në Facebook i kushtoi disa fjalë të mëdha Munishit.
Munishi përveç që e falënderoi Sopën, ai në koment e shkroi një thënie të cilën prej vitesh e përdorin tifozët e Prishtinës, “Plisat”.
“Faleminderit shumë Kushtrim Sopa zemra e FC Prishtinës. Shumë suksese në luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli” – ka komentuar Munishi.
Ismet Munishi u shkarkua nga Prishtina pas aventurës nëntëmujore në krye të skuadrës.
Vendimi i Bordit të FC Prishtinës erdhi pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.
Leave a comment