Ka reaguar djali i Mimoza Pajës, banakieres e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet nga një atentat mafioz.
Djali i saj, i cili në një postim në Facebook shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”.
Mimoza Paja jeton me qira në rrugën “Skënder Kosturi” në lagjen “Don Bosko” vetëm pak metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.
Në momentin e atentatit në lokalin ku punonte ndodhej edhe mbesa e saj 10 vjeçare e cila u lëndua nga xhamat e thyera nga plumbat. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Fation Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.
Leave a comment