Rezultate mjaftë befasuese janë regjistruar në ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Befasia më e madhe ndodhi në Podujevë atje ku Llapi e ka mposhtur kampionin në fuqi, Ballkani me rezultat 3-2, ndërsa derbin lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit e fitoi Drita me epërsi minimale 1-0, raporton KosovaPress.
Me këtë fitore ndaj rivalit lokal, Drita merr kreun e tabelës me 51 pikë, vetëm një më shumë se Ballkani që zbret në vendin e dytë.
Leave a comment