Luizi e ndihmon Olten
Një lojë tepër interesante dhe argëtuese iu dha banorëve mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit.Të ndarë në çifte, ata duhet të jetojnë si një trup i vetëm deri të martën, çka do të thotë se ata duhet të ulen të hanë bashkë, të flenë bashkë dhe në çdo moment të qëndrojnë bashkë.
Loja siameze u shoqërua me batuta dhe momente gazmore në shtëpi, pasi të qëndruarit si një trup i vetëm, detyronte njërin banor të vepronte si tjetri. Luizi ndihmoi Oltën të bënte rutinën e saj të mirëmbajtes së fytyrës.
Gjë të cilën kjo e fundit e konsideron shumë të rëndësishme dhe se nuk mund ta linte dot, të paktën për një natë. Nga ana tjetër, Dea, Jori dhe Armaldo ndihmuan Kiarën të hiqte llastëqet që ajo kishte kapur flokët, pasi me një dorë e kishte të pamundur.
Armaldo madje ndihmoi edhe Dean, të printe llastëqet. Nita dhe Kristi po ashtu, duke qëndruar të bashkuar, ndihmuan njëri-tjetrin të ndërronin veshjet e spektaklit. Olta dhe Luizi po kalojne bukur ne kete sfide.
Leave a comment