Njëri prej kuadrove kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje për shëndetësinë, Baton Kelmendi, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të bashkëpartiakut të tij, ministrit Arben Vitia.
Kelmendi e ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka blerë infuzione të prodhuara në Serbi, shkruan Demokracia.com.
Njeriu, i cili në të kaluarën ishte përfolur edhe për Ministër të Shëndetësisë nga ana e LVV-së, përmes një postimi në Facebook ka thënë se tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi.
“Viti 2023, pacientët në Kosovë në Institucione shëndetësore publike trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit”, ka shkruar ai.
Kelmendi tutje ka ironizuar duke thënë se “Pragu për disa është “Pllazma keksat mos i hani”.
Demokracia.com në shkurt të këtij viti kishte raportuar se Ministria e Shëndetësisë kishte blerë infuzione të prodhuara në Serbi.
Ndryshe, bashkëshortja e Kelmendit, Alma, ishte punësuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Viti 2023, pacientët në Kosovë në Institucione shëndetësore publike trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit.
Shkurt e shqip tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi!
Pragu për disa është “Pllazma keksat mos i hani”! /Demokracia.com/
Leave a comment