Ganimete Abazi, Arta Selimi, Ana Kabashi dhe Fisnik Juniku, janë rikthyer sërish në Big Brother VIP Kosova për të qëndruar për 24 orë.
Katër të përmendurit kanë qenë pjesë e edicionit të parë të spektaklit televiziv dhe dikush më herët e dikush më vonë janë larguar nga shtëpia.
Tash, ata janë kthyer për të qëndruar për një ditë me banorët e mbetur të Big Brother VIP Kosova.
Pesë finalistët e BBVK janë shprehur të gëzuar duke i mirëpritur banorët e dikurshëm të shtëpisë së popullarizuar.
Kujtojmë që Artan Thaqi, Juliana Nura, Mbresa, Stresi dhe Vedat Bajrami, janë finalistët e edicionit të parë të këtij formati televiziv, ndërsa fituesi do të vendoset më 17 mars.
Leave a comment