Manchester City ka marrë një fitore me shumë vuajtje në udhëtim te Crystal Palace, pasi kanë triumfuar me rezultat minimal 0-1.
Kjo fitore e mbanë kampionin në fuqi të Anglisë në garë për ta mbrojtur titullin, teksa pas ndeshjes ka folur trajneri Pep Guardiola.
Tekniku spanjoll u ndalë fillimisht për të folur për bashkëkombësin e tij Rodri, duke thënë se është i shkëlqyer, por jo më i mirë se sa ai kur ka qenë aktiv në futboll.
“Nuk ka dyshime që Rodri është një nga më të mirët në rolin e tij, megjithatë më duhet të them edhe se ai nuk është më i mirë seç kam qenë unë në kohën time”.
“Po bëj shaka, por Rodri është vërtet special. Nuk kam fjalë ta përshkruaj, me top ose pa top në kontroll ai ka shumë prezencë në fushë. Është shumë i zgjuar dhe kur ka topin di shumë mirë të sulmojë hapësirat”, u shpreh Pep.
Guardiola ka shtuar se ka qenë një duel i mrekullueshëm daj Crystal Palace, ku është shprehur i lumtur me tre pikët e marra nga ky udhëtim në Londër.
“Ishte një ndeshje e mrekullueshme nga ana e tij. në përgjithësi zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, është e vështirë sa herë luajmë kundër Palace”.
“Ata kanë lojtarë me kualitet, sidomos në sulm aty ku luajnë Zaha, Olise apo Eze. Janë një kërcënim gjatë gjithë kohës dhe në të tilla ndeshje, durimi bën diferencën”.
“Nga kjo ndeshje jam i kënaqur me gjithçka, nuk mundëm të kundërsulmonim siç duhej në disa raste, megjithatë ishte e vështirë sepse ata mbroheshin me gjashtë vetë”.
“Haaland ishte gjithnjë në vëmendjen e dy mbrojtësve dhe Gundogan kishte një lojtar që e shoqëronte gjithë kohë. Ndaj them se ishte çështje durimi. Julian Alvarez na ndihmon shumë dhe duhet një lojtar si ai. Më pas Gundogan fitoi penalltinë dhe Haaland bëri detyrën”, u shpreh Guardiola.
Leave a comment