Përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit FC Vushtrria, është njoftuar se është ndërperë bashkpunimi me trajnerin , Alban Dragusha.
Në komunikatë ku edhe njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit, trajneri Dragusha është falënderuar nga KF Vushtrria për kontributin e dhënë, duke i uruar sukses të mëtutjeshëm në karrierën futbollistike.
Ndryshe, Dragusha ishte emëruar trajner i FC Vushtrrisë në Qershor të vitit 2022.
Njoftimi i plotë:
Falemnderit Alban Dragusha
FC VUSHTRRIA njofton se me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trenerin Alban Dragusha.
Klubi e falenderon Albanin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese dhe mbarësi në jetë.
Sa i përket shtabit teknik dhe trenerit do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim.
Vushtrri
11 mars 2023
Leave a comment