Vushtrria është dënuar për shkak të incidenteve që kanë ndodhur në fund të pjesës së parë në ndeshjen kundër Ulpianës që u zhvillua javën e kaluar.
Komisioni i Disiplinës pranë FFK-së trajtoi incidentin e ndodhur në Lipjan, me ç’rast në minutën e 42’ tifozët mysafirë të Vushtrrisë hodhën gjësende në fushë dhe ndeshja u ndërpre për disa çaste.
Për këto sjellje është dënuar klubi vushtrrias me plot 2000 euro. Klubi ka të drejtë ta bëjë ankesën nëse vlerëson që vendimi në fjalë është i padrejtë.
“Në minutën 42-të, tifozët e ekipit mysafir të vendosur në tribunën perëndimore, hodhën në fushën e lojës disa shishe PVC të mbushura, për çka ndeshja ishte ndërprer për disa minuta. Tifozët e ekipit të Vushtrrisë përsëriten veprimet e njëjta, për çka është kërkuar nga Policia zbrazjen e asaj pjese të tribunës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana –Vushtrria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recidivist)”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës.
Leave a comment