Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas takimit që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pasur me krerët e Listës Serbe gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.
Trajkoviq nëpërmjet një postimi në rejtin social “Twitter”, e ka pyetur Lajcakun nëse është takuar me nënkryetarin e Listës Serbe dhe atë që merr vendime në atë parti, Millan Radojiçiqin.
“Z.Lajcak, a e keni takuar gjithashtu edhe nënkryetarin e Listës Serbe dhe njeriun që merr vendime, Milan Radjoicic”, ka shkruar Trajkoviq.
Leave a comment