Paris Saint-Germain po shikon çdo rrugë të mundshme për të larguar Neymarin nga Parc des Princes.
Ylli brazilian nuk ka arritur asnjëherë të përmbush potencialin që e kishte te Barcelona, andaj duket se kjo verë do të jetë e fundit për të në Paris.
Sipas asaj që raporton TEAMtalk, PSG dëshiron ta shesë lojtarin më të shtrenjtë në botë, pasi për të pagoi 222 milionë euro në verën e vitit 2017 te Blaugranasit.
Sipas mediumit, klubi francez është në bisedime me klube si Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Newcastle.
Por, klubi ku ai mund të përfundojë dhe që mund të paguajë shifër të lartë për të, është Newcatle.
Klubi është nën pronësinë e sheikëve nga Arabia Saudite dhe një emër i madh si i brazilianit mund të bënte që edhe emra të tjerë të ndjekin rrugën e tij.
Kjo verë do të jetë përcaktuese për Neymarin, pasi PSG është duke përgatitur revolucion të thellë në skuadër.
Leave a comment