Lajme

Vrasje në tentativë në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është therur me thikë në fshatin Polac të Skenderajt.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË/Fsh. Polac, Skenderaj 10.03.2023 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë- thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së. Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...