Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini ka shprehur shqetësimin që personat e pagjetur përmenden krejt në fund.
Me lot në sy, Qerkini tregon mundin që ka bërë për ta rritur djalin e tij, ndërsa thotë se për 24 vite nuk e di ku e ka djalin.
Ai kërkon që termi i “zhdukur” të largohet dhe të jetë i marrë me dhunë.
“Në prill bëhen dy vite që nuk është mbajtur premtimi për persona të pagjetur, as dialog për persona të pagjetur. Ku është faji, a është faji te ndërkombëtaret apo tek në vetë si shtet, apo njerëzit që janë duke e udhëhequr dialogun. 90 për qind ne i kemi fajet, nuk mund të premtojmë kur nuk jemi të Zot të realizojmë. Duhet të dalin dhe të shpjegojnë se ne nuk po na lejojnë ndërkombëtaret për zbardhjen e fatit të pagjetur, ku është qëllimi, ku është esenca pse nuk po dalin. Çka kam hekë me e rrit 30 vjet, e mos me ditë plotë që 24 vite se ku është”.
“Keni kujdes se ku e keni vendosur, është marrë që të thuhet këtu, për postë, për s’di çka, e në fund thotë edhe për persona të zhdukur. Këtë term duhet të largohet se nuk janë të zhdukur ata janë të marrë. Bashkësia ndërkombëtare na ka borxh që me kërkesën tonë të thotë, këtu i ka fshehur se e kemi imazhin satelitorë. Ne na vyen negociatat, serbëve nuk ju vyen, ne na vyen dialogu, a është Millosheviqi… duhet që të bisedohet me ta dhe të kërkohet nonstop ndihma e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është për mua neglizhencë, mos dije apo në një mënyrë njerëz që nuk kanë ndjenja njerëzore”, u shpreh i mllefosur Bajram Qerkini.
“Qendra Burimore mundohet t’i përcjell dhe i përcjell çdo frymëmarrje të qeverisë, të gjithë atyre që flasin për personat e pagjetur. Shumë pak gjëra po merren vesh se çka është duke ndodh në bisedime në Bruksel. Atë që jemi duke kuptuar ne është mëkat shumë i madh, është premtua, është thënë se kaptina e parë, neni i parë, bisedimet e parë që do të bëhen është se do të bëhet për persona të pagjetur. Pa u zbardhur fati i personave të pagjetur ngrihen të gjitha bisedat tjera. Ne si familjarë nuk jemi për t’u ngrirë dialogu, por jemi që të jetë një pikë e veçantë për persona të pagjetur dhe të jetë humane, se punët politike të cilat i kanë paraparë në këto 11 pika kanë me vazhdua me vite e vite, se janë punë politike. Këtë pjesë duhet që të jetë si është premtuar dhe si garanton me konventa ndërkombëtare mos të na shkelin të drejta e njeriut. Neve po na shkelin të drejtat e njeriut”, u shpreh ai.
Leave a comment