Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media, fill pas takimit që zhvilloi me Kryetarin e Partisë së Lirisë, ka komentuar vendimin e djeshëm (9 mars) të KQZ e cila e la atë jashtë zgjedhjeve vendore të 14 Majit, duke akuzuar Kryeministrin Rama për ushtrimin e ndikimit të tij në këtë vendim.
“Kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron Alibasha brava dhe me këtë start siguroj shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ju e dini, veprimet e Ramës ishin inekstremis, të një njeriu të tmerruar që rryma po e çon drejt McGonigal”, tha Berisha.
Më tej, pyetur nëse në zgjedhjet vendore do të jetë në koalicion me Partinë e Lirisë, u shpreh se janë ende në diskutime. Berisha theksoi se me Metën është në koalicion, por janë ende në diskutime për formën. Më tej ai garantoi se PD e Rithemelimit do të shkojë në zgjedhje si një forcë politike më e fortë.
“Diskutimi ishte bashkërendimi i forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar për fitoren. Në rrafshin politik do jetë spektër i gjerë koalicionesh, në rrafshin elektoral, po merren specialistët e të drejtës zgjedhore më këtë çështje dhe Kodit Zgjedhor. PD shkon në këto zgjedhje si një forcë politike më e fortë e lirë. Ajo shkon me kandidatura të dala me votën e kandidaturave të anëtarëve. Start që do shndërrohet në cunam. Koalicioni synon fitoren, nuk ka asnjë risk”, shtoi Berisha.
Berisha u shpreh kadegorikisht kundër propozimit të Alibeajt që kandidatët e primareve të futen në zgjedhje me logon e PD-së, që ai dhe mbështetësit e tij e përfitojnë nga proceset gjyqësore.
“Asnjë shans” tha Berisha ndërsa përjashtoi edhe mundësinë e daljes me kandidatë të pavarur.
“Asnjë kandidat nuk mund të kandidojë i pavarur. Ka një vendim me konsensus unanim”
Leave a comment