Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbledhur anëtarët e kryesisë së partisë, për t’u raportuar mbi takimet që e pasuan dakordimin e Kurtit në Bruksel, për të vazhduar punën në dialog me bazë propozimin evropian.
Krasniqi u ndal te takimi që pati sot me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e priti në seli të partisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në njoftim, thuhet se qëndrimi i PDK-së për propozimin evropian mbetet i pandryshueshëm, që nuk ofron progres final në normalizim të raporteve.
“Qëndrimi i PDK-së mbetet i konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me këtë marrëveshje, e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final, të cilin e kanë pritur të gjithë qytetarët e Kosovës”, bën të ditur njoftimi.
“Kjo marrëveshje, heqë dorë prej arritjes së njohjes së ndërsjellë. Kryeministri Kurti e ka keqpërdorur legjitimitetin qytetar për t’i bërë një dëm afatgjatë Kosovës, duke ia zvarritur në pafundësi konfliktin e ngrirë me Serbinë”, thuhet tutje.
Për takimin me liderët opozitarë, u deklarua më herët edhe vetë emisari Lajçak.
I njëjti tha se është optimist se opozita do ta votojë marrëveshjen në Kuvend.
“Jam takuar më PDK, LDK, AAK, i kam informuar për procesin për pritjet e komunitetit ndërkombëtar, ata sqaruan pozicionet e tyre, është e gjitha pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit, është e rëndësishme që të dëgjojnë edhe nga ne, jo vetëm nga media dhe seancat e Kuvendit. Për mua këto takime e kanë arritur qëllimin”, u shpreh Lajçak para mediave.
Leave a comment