Derbi më i madh i futbollit kosovar, ai i Anamoravës, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, do të zhvillohet pa praninë e shikuesve.
Këtë e ka bërë të ditur skuadra e Dritës të premten nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Drita thotë se për shkak të hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi me bar sintetik në Gjilan, është marrë vendim në bashkëpunim me Policinë e Kosovës që ndeshja të luhet pa tifozë.
Kjo ndeshje, do të zhvillohet të dielën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 25 të Superligës së Kosovës në futboll. Drita, aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me 48 pikë, nëntë më shumë se Gjilani që renditet i treti.
Leave a comment