Një tjetër aksident i rëndë u shënua ditën e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 12:15, ku një betoniere ka përplasur për vdekje një person që lëviste me biçikletë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi 58-vjeçar me iniciale P.P është shoqëruar drejt komisariatit.
Njoftim i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Leave a comment