I sapoemëruari, drejtor i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, në zyrën e tij, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, ka zhvilluar një takim zyrtar me këshilltarin e lartë dhe këshilltaren vendore, në kuadër të programit të ICITAP-it, Departamenti i Drejtësisë së ShBA-ve Timothy Altomare dhe Leonora Berkani.
Pjesë e diskutimeve ishte partneriteti i vazhdueshëm strategjik në mes të DOJ/ICITAP dhe Policisë së Kosovës për avancimin e praktikave efektive për zbatim të ligjit dhe parimet e forta të sundimit të ligjit në polici.
Altomare shprehu zotimin për vazhdimin e ofrimit të ndihmës në drejtim të ngritjes profesionale të Policisë si dhe në prioritizimin e fuqizimit të marrëdhënies me qytetarët. Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha u përgjigj me zotimin e tij për vazhdimin e partneritetit me ICITAP-in dhe agjencitë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara duke vlerësuar ndërkohë mbështetjen e tyre në të kaluarën.
Leave a comment