Lajme

Më 1990 u lejua mbarësimi artificial vetëm mes bashkëshortëve

Teolog Fitim Flugaj teksa ka komentuar debatin parlametar sot për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, ka treguar se një Konferencë ndërkombëtare ishte mbajtur më 1990, duke iu dedikuar kësaj cështje.

Flugj tha se aso kohe ishte lejuar mbarësimi artificial vetëm mes bashkëshortëve, por jo edhe personave të vetëm privat.

 “Nga aspekti fetar në vitin 1990 është mbajtur një konferencë e nivelit të ekspertëve të mjkësisë dhe fesë islame, ku janë përcaktuar disa kritera e norma, që s’lejojnë të bien ndesh me qëllimin e krijimit të Zotit. Është një problem i madh tek ne që po manipulohet te ne. Njeriu është një krijesë e shenjtë, sepse Zoti e ka krijuar në formën më të bukur, dhe vetëm të arriturat e shkencore në mjekësi janë të pranuara edhe nga ana e dijetarëve të fesë. Në atë konferencë është lejuar që të bëhet mbarësimi artificial, por që të bëhet vetëm mes dy bashkëshortëve që e kanë aktin e bashkëshortësisë. Duhet të jetë besnikëria e plotë ndaj ekipit mjeësor që mos të tradhtohen, si dhe të jenë të sakta dhe të mbrojtura aq mirë sa që të mos ketë ndërhyrje nga askush”, shtoi tutje teologu.

Flugaj, ka thënë se kjo gjë është e ndaluar në Islam, por që çdo kush ka lirinë e vetë dhe dëshirën e saj, por sa i përket Islamit sipas tij fëmija që bëhet nga një rast i tillë është “fëmijë i amoralit”.

 “Nuk lejohet, nga kush merret spermatozoidi? Ajo ka të drejt të veprojë si të dojë. Feja nuk është sipas dëshirës tanë, besimi në islam nuk lejon pa njohjen e bashkëshortit. Pa pas bashkëshort një femër s’lejohet. Besimi në Islam s’e lejon, sepse unë nuk po flas për deputeten e cila foli, sepse ajo ka dëshirë, është mendja e saj, liria e saj, ka lirinë e saj dhe dëshiron ta shfrytëzoj atë liri. Por unë po flas për fenë, jo liritë e njeriut. Kur ti pranon të jesh besimtar i besimit Islam, nuk të lejohet ty qoftë nëse dëshiron ta bësh një fëmijë në epruvetë me vezore të një femre që s’e njeh fare, ose një femër që dëshiron ta mbajë një fëmijë në mitrën e saj nga spermatozoidet që nuk  e din të kujt janë. Në fenë Islame kjo konsiderohet rezultat i amoralit, konsiderohet si fëmijë i amoralit, s’është fëmijë që lejohet në fenë Islame.”, ka thënë ai.

Tutje, teologu ka thënë se është e lejuar që fëmija të krijohet nga dy bashkëshortët përmes një eksperimenti të tillë, por jo pa ditur se të kujt janë qelizat e femrës dhe të mashkullit.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...