Ndryshe nga sa pretendon Arben Ahmetaj, Edi Rama është i bindur se nuk e ka bërë rolin e gjykatësit, dhe këtë e provon fakti që gjërat nuk kanë shkuar më keq për ish-krahun e djathtë të tij.
“Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq pë rata që duan që unë të bëj gjykatësin.”
Këtë përgjigje, kryesocialisti e dha nga selia rozë ku së bashku me anëtarët e kryesisë diskutuan listën e kandidatëve për zgjedhjet vendore.
“Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë, para se sa kandidatët të regjistrohen. Në linja të përgjithshme e dijmë se cila do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive.”
Fushata zyrtare është ende larg, por socialistët e kanë një plan për të bindur elektoratin gjatë kësaj periudhe.
“Më shumë me njerëzit, më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit.”
Ai shfrytëzoi këtë dalje për të sqaruar se çfarë do të ndodhë me shpërblimet e pensionistëve.
“Taksa e jashtzakonshme do të mblidhet dhe do të shikohet në muajin Prill, pastaj mbi bazën e asaj që do të mbledhim do të bëjmë edhe dedikimin për pensionistët.”
Teksa paralajmëron një memorandum si ai i Kucit, Edi Rama shpreh bindjen se kundërshtarët nuk do t’i shkundin themelet.
Leave a comment