Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave.
Ai u shpreh i kënaqur ndërsa beson se ky proces do të përmbyllet së shpejti.
“Jam i kënaqur që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderoj të gjithë Ministrat për votën pozitive dhe besoj që ky proces do të përmbyllet së shpejti. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt integrimit evropian në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë”, shkori Sveçla në “Facebook”.
Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan vendimin për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Vendimi i miratuar në Këshillin e Punëve të Brendshme në Bruksel është “në lexim të parë” dhe është marrë pa diskutime.
Ndërsa rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe në fund të nënshkruhen dhe botohen në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.
Lëvizja e lirë, në zonën Shengen, për qytetarët e Kosovës pritet të fillojë jo më vonë se 1 janari i vitit 2024
Leave a comment