activeKryesoreLajme

‘Hej kthjelluni’, Ganimete Musliu thotë se nëse femicidi ekziston, kërkon mbrojtje nga shteti si grua

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nëse në Kosovë ekziston femicidi, unë kërkoj mbrojtje nga shteti.

“Unë që sot kërkoj nga shteti që të më ofrojë ndihmë të më mbrojë sepse edhe unë jam grua. Sepse petku i deputetes nuk më mbron mua nga fenomeni femicid, i cili sipas dikujt ekziston në shoqërinë tonë. Prandaj, unë publikisht kërkoj nga institucionet që të më garantojnë sigurinë sepse del dikush të më vrasë në sheshin e Prishtinës. Nëse mund të vijmë në këtë konstatim, sepse është tmerri të dalë ministrja e Drejtësisë e të thotë: ‘Në Kosovë vriten gra vetëm pse janë gra. Hej! Kthjelluni!.’’- ka deklaruar Musliu.

Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, por edhe në fjalën e saj në Kuvend, ka deklaruar se në Kosovë nuk ekziston femicidi, kjo ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda në Kuvend, ku ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kundër replikën e saj tha se nëse kriminelët dëgjojnë deputeten Musliu, më gjasë do të inspirohen nga ajo.

“Dhunuesit dhe kriminelët potencialë kur ju dëgjojnë teksa flisni, sigurisht që inkurajohen nga fjala jote. Mendësia jote shpërfaq mendësinë e qeverisjes së PDK-së.”- tha Haxhiu.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...