Këshilli i Ministrave të BE-së sot ka miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës.
Këtë e ka konsideruar hap të rëndësishëm eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.
“Një hap i rëndësishëm! E mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti [ndodh] votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Europian. Më së voni më 1 janar 2024 Kosova do të marrë vendimin e merituar dhe të vonuar të udhëtimit pa viza”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Leave a comment