Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka akuzuar rëndë kreun e LDK-së, Lumir Abixhiku duke i thënë se është pjesë e njësisë së Vetëvendosjes në LDK.
Hyseni ka thënë se ka edhe disa tjetër pas Abdixhikut.
“Unë flas atë që e shoh dhe atë që e kam pa kur kam qenë në kryesi. Dhe unë i kam identifikuar me emër e mbiemër cilët janë njësia e Vetëvendosjes në kryesi të LDK-së. Prej Lumir Abdixhikut, a do tjetër pos Lumirit?!, edhe do tjerë pas tij.” – ka thënë Hyseni në Teve1.
Ai tutje ka shprehur keqardhje duke thënë se LDK-ja është degradu në këtë çështje kaq shumë.
Hyseni ka deklaruar se nuk mundesh ta luftosh Vetëvendosjen me metodat e Vetëvendosjes.
“Më vjen keq që LDK-ja ka degraduar në këtë çështje kaq shumë, por unë nuk e gjej po përpiqem ta gjej arsyen këto ditë pse, por e vetmja përgjigje që po jap vetvetes është që në LDK ka një grup që janë më shumë Vetëvendosje sesa LDK…janë të ndikuar, janë njëfarë filali i Vetëvendosjes… ka njëfarë mendësie aty të Vetëvendosjes. Nuk mund ta luftosh Vetëvendosjen me metodat e Vetëvendosjes. Duhet të jesh pak më kreativ.” – ka thënë Hyseni.
Leave a comment