LajmeShendetesi

Kur fillon të shohë mirë një fëmijë?

Foshnjat lindin pa shikim të përsosur.

Sistemi vizual (retina, nervi optik dhe korteksi vizual) i të porsalindurve kërkon disa muaj për t’u zhvilluar plotësisht dhe perfeksionohet në moshën 5-6 vjeç.

Si sheh ditët e para të jetës së tij

I porsalinduri percepton dritën dhe format në distanca të afërta, por mjaft të zbehta, pasi mprehtësia e tij vizuale është 20/400.

Si sheh ai për 1 muaj e gjysmë?

Në moshën 6-8 javëshe, ai mundet dhe fokusohet te personi që po i flet nga afër.

Në muajin e tretë?

Kur të jetë 3 muajsh, do të mund të ndjekë me sy objektet që lëvizin në një distancë të afërt (20 cm).

Muaji i katërt?

Nga muaji i katërt e në vazhdim ai do të jetë në gjendje të koordinojë 2 sytë dhe të ketë një perceptim të thellësisë dhe distancës së saktë të objekteve.

Si sheh ai në 7 muaj

Nga muaji i 7-të dhe deri në muajin e 10-të, ai ndjek objekte lëvizëse dhe ngjyra të ndezura, ndërsa shtrin duart e tij të vogla për të kapur objektet që sheh, duke përdorur gishtin e madh dhe gishtin tregues.

Si sheh ai në 12 muaj

Sapo të mbyllë vitin e parë, do të mund të shohë objektet e largëta në detaje, ndërsa do të jetë në gjendje të orientohet në hapësirë dhe të njohë fytyrat dhe gjërat nga larg.

Si sheh ai në moshën 5-6 vjeç

Kur ai të arrijë moshën 5-6 vjeç, mprehtësia e shikimit do të ketë arritur atë të një të rrituri.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...