activeKryesoreLajme

Kurti: Angazhimi për arsimimin shqip dhe beteja për liri s’kanë qenë asnjëherë të ndara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sot në manifestimin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me ç’rast, u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë.

Duka u uruar 7 marsin të gjithë mësimdhënësve, siç u bë e ditur në komunikatë, Kurti tha se historikisht te populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.

Kurti kujtoi Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla atje e mban emrin e tij.

“E çmimi që mban pikërisht emrin e Shaban Jasharit, në këtë manifestim iu nda mësueses Shkëndije Jashari nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë”, u bë e ditur në komunikatë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...