activeKryesoreLajme

Hoti ironizon me Qeverinë Kurti: Së shpejti fillojnë punën Banka Zhvillimore e Fondi Sovran, s’do ketë më krizë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me Qeverinë Kurti për Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran. Themelimi i Bankës dhe Fondit, ishin premtimet kryesore të Kurtit, por deri tash s’ka ndonjë rezultat konkret.

Hoti ka përmendur shtrenjtimin e faturave të tatimit në pronë, shtrenjtimin e faturave të energjisë që pritet të ndodhë nga 1 prilli, 2.5 miliardë eurot e Trustit që s’ka kush t’i menaxhojë në mungesë të Bordit, që Banka Qendorore s’ka Guvernator dhe që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional.

Me ironi, Hoti ka thënë se të gjitha këto janë kaluese dhe të parëndësishme, sepse së shpejti do të fillojnë punën Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran dhe se më s’do të ketë krizë. 

“Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!  Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...