activeKryesoreLajme

Sindikata e Gjykatës Themelores në Prishtinë reagojnë për koeficientin e pagave

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë shpreh shqetësimet lidhur me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosovës respektivisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Përmes një komunikate për media kjo sindikatë thotë se është gjykate është duke përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave.

“dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga ana e Qeveris së Republikës së Kosovës , Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficient si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Po ashtu bëhet e ditur se kryetari i kësaj sindikate, Naim Rrustemi po ashtu ka thënë se në vazhdim do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për t’i rishikuar gradimet dhe koeficientët e përcaktuar, sepse jo që nuk ka arritur paga të dinjitetshme siq pretendon Qeveria e Kosovës, por ka ulje të pagave në disa pozita.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...