Në fillim të javës që shkoi, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq e pranuan planin evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman.
Me pranimin e planit franko-gjerman, Albin Kurti të hënën i dha fund përfundimisht betejës së tij të gjatë kundër dialogut me Serbinë dhe kundër Zajednicës.
Ai u pajtua ne Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin sa ishte në opozitë e quante me emrin në versionin serbisht: Zajednica.
Kundërshtuesi më i madh i Zajednicës, në vitin 2016 thoshte se dështimi më i madh i Vuçiqit është që ai nuk arriti ta instalojë Zajednicën në Kosovë, thekson Demokracia.com
“Ia kemi dhënë një goditje të jashtëzakonshme Serbisë. Mos harroni që në mandatin e fundit të tij, kryeministri Vuqiq, dështimin më të madh e ka Zajednicën në Kosovë, nuk ka arritur ta instalojë. Dekreti i Qeverisë së Kosovës është dashur të jetë i kryer deri më 25 dhjetor të vitit të kaluar (2015). Nuk ka ndodhur. Tash ka zgjedhje në Serbi. Pra, Vuçiqi goditjen më të madhe në politikën e tij nuk e ka marrë nga brenda Serbisë, por nga Kosova. Kjo neve na bënë shumë të lumtur si opozitë e bashkuar”, thoshte ai.
Leave a comment